Kina ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020, e cila e fitoi Yang Qian në qitje.
Ajo duhej të vinte medaljen e saj rreth qafës dhe të këndonte himnin kombëtar pas një maske, por qitësi kinez Yang Qian prapë festoi fitimin e medaljes së parë të artë të Lojërave Olimpike të Tokios.
Yang fitoi garën e pushkës 10 metra përpara stendave të zbrazëta.
Medalja iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në përputhej me protokollet e COVID-19.
Muzika rock ishte futur në lokacion dhe vetëm një pjesë e stafit mbështetës kinez ishin atje për ta uruar atë për fitoren e saj, në të cilën ajo fitoi me një rekord olimpik ndaj ruses Anastasiia Galashina në raundin e fundit.
“Jam jashtëzakonisht krenare dhe e lumtur që fitova”, tha Yang, 21 vjeç.