Është konfirmuar se YouTube ka vënë “veglat” e reja për krijuesit e video përmbajtjeve, përfshirë opsionin për monetarizimin e videove të shkurtra (YouTube Shorts), “e-commerce” dhe “vegla” që YouTuberëve ju mundëson shitjen e përmbajtjes së tyre si NFT.
Drejtoresha ekzekutive e YouTube, Susan Vuchicky, më herët kishte informuar se platforma po shqyrton eksperimentimin me NFT.
“Gjithmonë jemi të fokusuar në zgjerimin e ekosistemit të YouTube, me qëllim që t’ju ndihmojnë krijuesve të shfrytëzojnë teknologjinë e re, përfshirë atë si NFT-ja, derisa po vazhdojnë të forcojmë dhe avancojmë përvojën e krijuesve dhe adhuruesve të YouTube”, pati shkruar ajo.
YouTube nuk është e vetmja që po implementon NFT-në. Twitter në janar prezantoi funksionin NFT që u mundëson përdoruesve të kenë fotografi profili NFT, kurse Meta gjithashtu po shqyrton mundësinë e futjes së NFT-së në platformat e saj Facebook dhe Instagram.
Disa YouTuber tashmë kanë shitur videot e tyre origjinal sikur NFT. Në prill të vitit të kaluar, Kara Kaningem (më herët e njohur si Kris Kroker) shiti videon e saj kult “Leave Britney Alone” si NFT për më shumë se 41 mijë dollarë. /Gazeta Enigma/