Kanë mbetur më pak se dy javë para se të përfundojë edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.
Banorët po ‘luftojnë’ njëri me tjetrin për të zënë një vend në finale.
Të sigurtë finalen për momentin e ka vetëm boksieri, Driloni, i cili javë më parë u zgjodh me vota të publikut si finalisti i parë.
Mirëpo, mbrëmë në shtëpinë e Big Brother ka hyrë një zarf i zi.
Banorët janë shokuar nga pamja e zarfit që është shfaqur në ekran, derisa secili ka filluar të hamendësoj se cila mund të jetë arsyeja që një zarf i tillë ka hyrë në shtëpi.
Në parametrat e deritanishme, një zarf i zi nënkupton penalizim të madh për konkurentët/Gazeta Enigma
Zarf i zi në shtëpinë e BBVK3, shokohen banorët
