Zarf i zi për Meritonin dhe Ilnisën, çfarë pritet të ndodhë sonte?

Zarf i zi për Meritonin dhe Ilnisën, çfarë pritet të ndodhë sonte?

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është dhënë një Zarf i Zi, kësaj here për protagonistët Meriton dhe Ilnisa.



Zarfi i Zi për dyshen mbërriti këtë pasdite, disa orë para Prime-it, dhe nuk do të hapet deri në një njoftim të dytë.

Këtë nuk e ka pritur mirë aspak Ilnisa, e cila shfaqte ndjenja nervozizmi gjatë një bisede me Meritonin.

Megjithatë, ishte ky i fundit i cili u mundua t’i jepte kurajo dhe si dhe inkurajoi të qetësohej.

“U bë fundi i botës që erdhi Zarfi i Zi”, i tha Meritoni partneres së tij.

Ndryshe, pak ditë më parë, Vëllai i Madh njoftoi skualifikimin e Eglës nga loja dhe paralajmëroi masa dhe për çiftin, për incidentet mes të treve dhe përplasjet e shumta.

Related Articles