Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga debati i Zayn Malik me mamanë e Gigi Hadid.
Sipas dokumenteve të siguruara nga ‘TMZ’, pas konfliktit të tyre Zayn e tërhoqi zvarrë Yolandën në dollapin e dhomës ku ndodhej në atë moment, duke i shkaktuar dhimbje të forta fizike.
Ai gjithashtu sulmoi verbalisht një truproje që ishte prezente. Gjithashtu një burim ka treguar se këngëtari e ka ofenduar duke e quajtur “një holande të neveritshme” dhe i ka kërkuar të qëndrojë larg vajzës së tij. /Gazeta Enigma.