“Kepi i VIP-ave” ka bërë pjesë të tij shumë banorë të “Big Brother Vip Albania”. Teksa konkurentët ndodhen në Turqi duke xhiruar, dita ditës zbulohen personazhe të rinj.
Dy emrat e fundit, janë sërish pjesë e kastit të banorëve të edicionit të dytë të BBV. Bëhët fjalë për Krist Dragot dhe Shpat Kërleshi.
Të dy djemtë e kanë bërë vets të ditur pjesëmarrjen e tyre përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale.
Shpati postoi një foto me Keisi Medinin dhe Ronaldo Sharkën nga xhirimet në Turqi. E më pas publikuan edhe një video ku shfaqeshin të tre.
Ndërsa Kristi postoi një foto ku shihej krah Mevlan Shabës dhe disa djemve të tjerë, duke e shoqëruar me mbishkrimin:
“Ekipi i Kepit”.
Sezoni i ri i këtij programi do të jetë gjatë muajve të verës. Kujtojmë se moderatore është Kiara Tito, ndërsa regjisore Olsa Muhameti. Kjo e fundit ka zbuluar se do të ketë edhe të ftuar specialë, e një prej tyre pritet të jetë edhe Luizi.