Vetëm pak kohë më parë, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona konfirmuan ndarjen e tyre.
Vetë çifti nuk foli kurrë për fundin e martesës, por nuk u shfaqën më bashkë, fshinë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe nuk i kanë kursyer ironitë në rrjetet sociale.
Por duket se ditët e fundit, modelja ngriti shumë dyshime rreth një ribashkimi me bashkëshortin e saj.
Ajo që bie në sy në postimin e saj është se në gishtin e fejesës Afrona ende mban një unazë “Vajzat e lumtura – janë vajzat e bukura”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.
“Prapa një gruaje të fuqishme qëndron vetë ajo grua”, ka qenë një tjetër dhe në fund ajo ka postuar një fotografi më serioze e ku ka shkruar “Më thanë ta postojë këtë foto, por mund ta shlyej më vonë”.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se çifti mund të jetë rikthyer bashkë për sa kohë Afrona ka në dorë një unazë martese.
Por për të përgënjeshtruar gjithçka është kujdesur Blero. Duke zbuluar se situata mes ish-bashkëshortëve është e rënduar, këngëtari u shpreh se gjithçka mes tyre ka përfunduar në maj.