Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4

E shtuna në mbrëmje solli emocione të mëdha në spektaklin ‘prime’ të Big Brother VIP Albania 4, ku u bë publike data e finales së këtij edicioni.

Pas një klipi përmbledhës me momentet më të rëndësishme të 100 ditëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët u dërguan në oborr për të përjetuar një surprizë të paharrueshme.

Në një atmosferë të magjishme, ku ndriçimi i fishekzjarreve mbuloi qiellin, dhe më pas balona shumëngjyrëshe u ngritën lart, banorëve iu kumtua lajmi i madh: Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill 2025.

Tashmë gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh hyn në fazën më të rëndësishme, ndërsa në lojë kanë mbetur dhjetë banorë: Aldo, Gerta, Gjesti, Loredana, Egli, Jozi, Laerti, Rozana, Danja dhe Kelly.

Njëri prej tyre do të kurorëzohet fitues i këtij edicioni, me përjashtim të Jozit dhe Eglit, të cilët, sipas rregullave të vendosura më parë, nuk mund të fitojnë më shumë se 50 mijë euro.

Me këtë zbulim të madh, tensioni dhe emocionet brenda shtëpisë kanë arritur kulmin, ndërsa banorët po përgatiten për javët e fundit të lojës, ku çdo lëvizje dhe strategji mund të bëjë diferencën.

Related Articles