Pijet e gazuara janë të preferuara të shumë njerëzve, ato vijnë me shije të ndryshme dhe na ofrojnë dozën e sheqerit që na nevojitet ndonjëherë. Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se disa nga pijet e njohura mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru.
Goditja në tru është një gjendje e rëndë mjekësore në të cilën rrjedhja e gjakut në tru ndërpritet. Ekspertët pohojnë se ka mënyra se si mund të parandaloni një goditje në tru, si stërvitja e rregullt, një dietë e shëndetshme dhe shmangia e alkoolit dhe cigareve.
Një studim i botuar në Shoqatën Evropiane të Kardiologjisë zbuloi se pijet energjike të pasura me kafeinë mund të çojnë në një sërë gjendjesh të dëmshme shëndetësore.
Reumatologia Rula Hajj-Ali nga Klinika e Cleveland tha: “Pijet energjike përmbajnë megadoza kafeinë dhe ndonjëherë edhe stimulues të tjerë. Kemi zbuluar se disa njerëz që i përdorin ato vijnë në spital me një goditje në tru ose gjakderdhje të rëndë në tru. Ata janë zakonisht të rinj , përndryshe njerëz të shëndetshëm në të 30-at dhe 40-at e tyre”, tha ajo.
Kombinimet e kafeinës, taurinës dhe sheqerit janë veçuar si substanca të diskutueshme dhe ato mund të shkaktojnë dëmtim të mukozës së arterieve dhe venave. / Gazeta Enigma.