Zbulohet surpriza e madhe për finalen e Big Brother Vip
Finalja e madhe e “Big Brother VIP” është caktuar të jetë në 18 shkurt, dhe u përfol se surpriza e parashikuar në atë mbrëmje, do të ishte prania e kryeministrit Edi Rama, por duket se nuk është kështu.
Burimet e “Vip Magazine” pranë produksionit bëjnë me dije se në natën finale është menduar dhe si një “koncert” nga këngetarët e këtij Big Brother.Fifi, Semi, Arditi, Sheila, Sabiani, Trixa apo dhe DJDagz dhe Pm do të publikojnë kengët e tyre te reja në finalen e madhe.
Propozimi për ta shtyrë finale deri në 18 shkurt u bë nga “Vëllai i Madh” dhe banorët e pranuan me përfitimin e 10 mijë eurove për secilin finalist.
Deri tani finalisti i parë është zgjedhur Iliri dhe aludohen për finale Donaldi, Beniada dhe Arjola.