Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur pro arritjes së paqes dhe sigurisë me Rusinë.
Ai ka bërë thirrje që vendet evropiane të ndihmojnë në këtë drejtim.
Pas diskutimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Zelensky u shpreh se ka rënë dakord që të punohet ngushtë për arritjen e paqes.
“Me presidentin francez Emmanuel Macron patëm një diskutim të hollësishëm për situatën në fushëbetejë dhe përparimin e forcave ukrainase në operacionin e Kurskut. I shpreha mirënjohje presidentit Macron dhe populli francez për mbështetjen e palëkundur, e cila jo vetëm po ndihmon për të shpëtuar jetë, por edhe të na sjellë më afër paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Evropë”, ka deklaruar Zelensky në rrjetin social X.
Më tej ai ka shtuar se kanë biseduar edhe për nismën franceze që të dërgohet një kontingjent ushtarak në Ukrainë, si garanci për ruajtjen e stabilitetit “Ne adresuam hapa konkretë për zbatimin e tij, zgjerimin e mundshëm dhe përfshirjen e kombeve të tjera në këtë përpjekje”, ka thënë Zelensky. /Gazeta Enigma