Një nga çiftet që u tha që janë ndarë siç duket kanë gjetur gjuhën e përbashkët prapë.
Bëhet fjalë për Lumbardh Salihun dhe Kader Kicaj të cilët disa javë më parë kishin hequr fotot që kishin bashkë në Instagram, dhe follow-in gjithasht.
Para disa ditësh nga fansat e tyre u vërejt se ata filluan prapë ta ndjekin njeri tjetrin në Instagram.
Ndërsa mbrëmë Lumi me postimin e fundit në Instastory në një formë ka konfirmuar se ata janë pajtuar.
Ai ka postuar një video të Kaderit dhe ka shkruar “Zemra”.
Edhe Kaderi pasi ka ripostuar të njëjtën dhe ka vendosur një emoji në formë zemre.