“Zgjodha të jem pranë familjes…” – Gjesti flet për herë të parë pas vdekjes së vëllait

“Zgjodha të jem pranë familjes…” – Gjesti flet për herë të parë pas vdekjes së vëllait

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti është lajmëruar për herë të parë pas disa muajve, pas tragjedisë që i kishte ndodhur në familje.

Vëllai i tij, kishte humbur jetën në një aksident tragjik, dhe mosprania e Gjestit në rrjete sociale ishte më se e pritur.

Në një video në Instagram, Gjesti falënderoi të gjithë njerëzit që e përkrahën, teksa paralajmëroi se do të kthehet në muzikë.

“Shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jam pa. Desha me ju falënderu secilin që keni qëndru afër meje dhe familjes time në këtë kohë të vështirë. Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë me qëndru larg rrjeteve sociale me u marr ma shumë me veten dhe familjen time”.

“Ju kam në zemër dhe mendje qysh më keni pasur edhe ju mu. Desha të iu uroj edhe Vitin e Ri, dhe uroj që keni me pas shneten, lumturinë dhe familjen”, u shpreh artisti.

“Në janar të vitit 2026, do të kthehem në muzikë, aty ku e kam vendin. Ju dua, faleminderit shumë”, tha ai.

Related Articles