Anësori i Baselit, Edon Zhegrova, është detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike si pasojë e një lëndimi që pësoi në takimin kundër Servette FC të dielën që lamë pas.
Klubi zviceran kishte bërë të ditur se futbollisti i Kosovës e ka lënduar meniskun në gjurin e këmbës së djathtë dhe për këtë arsye është dashur të operohej dhe pritet të mungojë disa javë.
Dhe në bazë të një njoftimi të vet lojtarit, gjithçka ka shkuar sipas planit dhe ai tashmë do t’i nënshtrohet fazës së rikuperimit.
“Operacioni shkoi me sukses, faleminderit të gjuhëve për mesazhet. Mezi pres të kthehem përsëri në fushë”.
“Sërish më i fortë se kurrë”, ka shkruar 22-vjeçari në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar edhe me një fotografi nga spitali.