​21 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

​21 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 21 raste të reja të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 690 raste të reja dhe 676 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 278.872 raste pozitive, 257.956 persona janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 8.599 pacientë./Gazeta Enigma/

Related Articles