​Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri

​Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar dy viktima dhe 200 raste të reja me koronavirus nga 2183 testime, si dhe janë shëruar 27 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkodër 45, pasuar nga Durrësi me 20, Lezha 16, Tirana e Pogradeci me nga 14 raste etj.

Aktualisht janë 2.981 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 136.147 raste pozitive, prej tyre 130.700 janë shëruar, 2.981 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.466 pacientë.

Related Articles