​Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në komunën e Fushë Kosovës

​Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në komunën e Fushë Kosovës

Ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Samir Shahini.

Shahini njoftoi përmes Facebook-ut, se arsyet që e çuan të marrë këtë vendim janë personale.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se ka pasur edhe “arsye profesionale” për dorëheqje

“Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për keto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës. Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj nëse nuk mund t’ i përgjigjem secilit e secilës nga ju me sqarime në email, mesazhe, e telefonata”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Related Articles