Barcelona në këto momente është duke analizuar të ardhmen e Ronald Koeman. Presidenti Joan Laporta është në zyrat e stadiumit “Camp Nou” duke debatuar për vazhdimësinë e Ronald Koeman ose jo.
Së bashku me të, duke marrë vendimin, janë edhe drejtori sportiv Mateu Alemany dhe nënkryetari Rafa Yuste. Qëllimi është që vendimi të shpallet sot. Pasdite ata do të takohen me zyrtarët ligjor.
Ronald Koeman do ta mësojë, gjatë kësaj dite, nëse ai përmbush do të vitin e kontratës së tij që ka me Barcelonën, raporton “Marca”
Trajneri holandez e di që fati i tij është në duart e presidentit Laporta dhe po pret një thirrje për t’u bashkuar në takim së bashku me avokatin e tij, pasi që, për momentin, samiti është vetëm i atyre që janë përgjegjës për çështjet e klubit.
Ai do të bashkohet pas pak në këtë takim për të ditur vendimin sepse ish-trajneri holandez tashmë i ka shpjeguar avokatit katalanas në më shumë se një rast që ai kërkon një seri të përforcimeve për ta bërë skuadrën më konkurruese.
Laporta ka shumë dyshime me holandezin pasi që, ndryshe nga trajneri, ai beson se ky ekip ka pasur një fuqi për t’u paraqitur më mirë në LaLiga dhe në Ligën e Kampionëve.
Por problemi i madh është se nuk gjen një alternativë të qartë në treg për ta zëvendësuar atë.