Milani raportohet se ka vendosur që të vazhdojë me Stefano Piolin edhe nëse “Rossonerët” nuk kualifikohen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ditëve të fundit kishte raportime nga mediat italiane se Pioli mund të shkarkohet, nëse klubi nuk pozicionohet në top katërshen e Serie-A.
“Rossonerët” kanë momentalisht pikë të barabarta me Juventusin dhe Napolin, por janë jashtë top katërshes për shkak të golaverazhit.
Megjithatë, “TuttoSport” raporton se Milani ka vendosur që të vazhdojë me ish-trajnerin e Fiorentinës.
Kontrata e Piolit skadon në muajin qershor të vitit 2022 dhe palët janë të gatshëm që ta respektojnë kontratën deri në fund.