Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Administratës, Bahri Selimi, të premten kanë bërë përurimin e E-Kioskut në Merdar.
Kjo pajisje dixhitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale.
Kryetari Bulliqi tha se “E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdar, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t’ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale”.
Poashtu kryetari Bulliqi tha se së shpejti do t’i vendosim edhe tri E-Kiosqe të reja, ato do të vendosen në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë.