​Shqipëria nesër ceremoni të posaçme për Luiza Gegën

​Shqipëria nesër ceremoni të posaçme për Luiza Gegën

Shqipëria do të organizojë nesër në orën 11:00, një ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Shihemi nesër në 11.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë”, ka shkruar Rama.

Ceremonia do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në garën e 3 000 metrave me pengesa. Ajo arriti të thyejë edhe rekordin e kampionatit evropian, me kohën 9 minuta, 11 sekonda dhe 31 të qindtat.

Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë në fazën kualifikuese dhe ishte pretendentja kryesore për të fituar këtë garë.

May be an image of ‎1 person and ‎text that says '‎t CAPITAL'22 tirana EUROPEAN SPAR GEGA MUNICH CLEAN 2022 PRITJE PER KAMPIONEN E EUROPES NỀ ATLETIKE, LUIZA GEGA Blv. Dëshmorët e Kombit 23 gusht ےt‎'‎‎

Related Articles