MAShTI, thirrje publike për nominim të anëtarve të Këshillit Kombëtar të Shkencës

MAShTI, thirrje publike për nominim të anëtarve të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka shpallë thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës (KKSh), e cila do të jetë e hapur deri më datën 17 maj 2021.

Me publikimin e kësaj thirrje, i hapet rrugë funksionalizimit të Këshillit që përbëhet nga 15 anëtarë me mandat 4 vjeçar, të cilët emërohen nga Kuvendi i Kosovës me propozim të Qeverisë.

Këshilli Kombëtar i Shkencës është trup profesional i themeluar nga Kuvendi i Kosovës që përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe teknologjike në Republikën e Kosovës.

Bazuar në Ligjin për veprimtari kërkimore-shkencore, të drejtën e nominimit të anëtarëve të KShC-së e kanë institucionet shkencore si: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Universitetet, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe institucionet tjera kërkimore -shkencore dhe të arsimit të lartë.

Related Articles