1 muaj paraburgim për kadetin policor i cili u arrestua nën dyshimin për tentim dhunim të një të miture

1 muaj paraburgim për kadetin policor i cili u arrestua nën dyshimin për tentim dhunim të një të miture

Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunim në tentativë”, ku viktimë është një vajzë e mitur nga Lipjani. Rasti lidhet me zhdukjen e të miturës, e cila u gjet mbrëmë dhe si rezultat u zbuluan detajet.

Sinjali ka mësuar se kadeti policor i arrestuar për këtë rast është Omer Limani.

Ndaj të njëjtit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Themelores së Prishtinës.

E mitura dyshohet se qëndroi me të dyshuarin gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe dyshohet se kanë pasur raport intim. Vajza u gjet mbrëmë, një ditë pasi familja e saj kërkoi ndihmë në Polici.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Related Articles