1 muaj paraburgim për personin që dyshohet për shitblerje të drogës dhe falsifikim të parasë

1 muaj paraburgim për personin që dyshohet për shitblerje të drogës dhe falsifikim të parasë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim A.F, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Falsifikim të parasë”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi që të caktoi masën e paraburgimit për të pandehurin A.F, si masë e cila tani për tani është e domosdoshme dhe efektive me qëllim të pamundësimit të përsëritjes së veprave penale nga ana e të pandehurit dhe zhvillimit të pa penguar të kësaj çështje penale”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.F për shkak të veprës penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Falsifikimi i parasë nga neni 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit të pandehurit A.F i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, e 1.2, pikat , 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi që të caktoi masën e paraburgimit për të pandehurin A.F, si masë e cila tani për tani është e domosdoshme dhe efektive me qëllim të pamundësimit të përsëritjes së veprave penale nga ana e të pandehurit dhe zhvillimit të pa penguar të kësaj çështje penale.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Related Articles