10 deri 50 euro për pushim mjekësor, një muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria

10 deri 50 euro për pushim mjekësor, një muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar 1 muaj arrest shtëpiak mjekut nga Vushtrria që dyshohet se pranonte 10 deri në 50 euro për lëshimin e raporteve për pushim mjekësor.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit AV., dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit A.V. kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 të 164 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Related Articles