“10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës”

“10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës, duke theksuar se vendi ka humbur pesë vite të tëra në përçarje dhe kaos, raporton Gazeta “Enigma”.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me mbështetësit e PDK-së në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Tahiri tha se Kosova ka nevojë për stabilitet, drejtim të qartë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ai theksoi se qeveria e re, e udhëhequr nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza, do të angazhohet për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe shpresës për qytetarët.

Related Articles