10 fakte për Ousmane Dembelen dhe triumfin e tij në Topin e Artë

10 fakte për Ousmane Dembelen dhe triumfin e tij në Topin e Artë

Triumfi i Ousmane Dembeles me Topin e Artë ishte i pritshëm, por pas tij fshihen disa arritje historike dhe momente të pazakonta që e bëjnë këtë sukses edhe më të veçantë.

Vetëm një vit më parë, pak kush do ta kishte parashikuar këtë moment, ndërsa sot duket krejtësisht i natyrshëm.

10 faktet kryesore që e përcollën, dikur talentin e madhe që sot ka kapur maksimumin e tij te PSG, duke e fituar Topin e Artë.

1/ Franca vendi me më shumë fitues të Topit të Artë – Me triumfin e Dembeles, Franca arrin në tetë fitore, duke lënë pas çdo vend tjetër. Legjenda si Michel Platini, Raymond Kopa, Zinedine Zidane, Jean-Pierre Papin dhe Karim Benzema e kanë ngritur më parë këtë trofe.

2/ Argjentina në nivel me Francën, por vetëm falë Messit – Argjentina ka gjithashtu tetë Topa të Artë, të gjithë të fituar nga Lionel Messi. Ndërsa Franca i ka shpërndarë mes disa emrave të mëdhenj.

3/ Debutimi i parë, trofe i parë – Ky ishte nominimi i parë i Dembeles për Topin e Artë. Para tij, i fundit që kishte fituar në përpjekjen e parë ishte George Weah në vitin 1995, i cili gjithashtu luajti te PSG para se të kalonte te Milani.

4/ Parashikimi i vitit 2013 – 12 vite më parë, në Twitter, Dembele kishte shkruar: “Jo, unë mund ta fitoj Topin e Artë, kjo është e sigurt”.

Një parashikim që sot është bërë realitet.

5/ Vitet e vështira te Barcelona – Në “Camp Nou” ai humbi plot 799 ditë për shkak të lëndimeve. Pavarësisht kësaj, presidenti Joan Laporta në vitin 2022 deklaroi: “Dembele është lojtar më i mirë se Mbappe”.

6/ Armiku i madh: ushqimi i shpejtë dhe lojërat elektronike – Barcelona i solli një dietolog, por ai nuk pranoi të punonte me të. Sipas specialistit: “Ousmane nuk e kontrollon jetën e tij. Nuk pushon siç duhet, nuk ka regjim profesional”.

7/ Kampion Botërori i 2018-ës, por pa kontribut në gola – Dembele ishte pjesë e Francës kampione bote, por nuk kontribuoi direkt me gola apo asistime. Në atë kohë, shokët e skuadrës e njihnin më shumë për skuadrën e tij të “Football Manager”, Winchester, sesa për paraqitjet në fushë.

8/ Martesa që i ndryshoi jetën – Në vitin 2021 u martua me Rima Edbouche, një influencuese marokene dhe themeluese e markës së veshjeve “Razalae”. Martesa e tij solli stabilitet, gjë që ndikoi edhe në karrierë.

9/ Pezullimet te PSG – Më 30 shtator 2024, Luis Enrique e la jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Arsenalit. E njëjta gjë ndodhi edhe më 30 nëntor ndaj Nantes. Trajneri tha: “Nuk ka konflikt mes nesh, por ai nuk po përmbushte detyrimet e tij ndaj ekipit”.

10/ Lotët në ceremoninë e Topit të Artë – Momenti më emocionues ishte kur falënderoi familjen, agjentin, shokët dhe sidomos nënën e tij, e cila ka qenë gjithmonë vendimtare në karrierën e tij. Në atë çast, Dembélé shpërtheu në lot. 

Related Articles