Menjëherë pas hapjes së pikës kufitare në Merdarë kanë filluar të futen kamionët me mallra të cilët kanë hyrë nga shteti i Serbisë, raporton teve1.info
Në këtë pikë kufitare që e lidhë Kosovën me Serbinë, sapo është liruar për qarkullim pika kufitare kanë filluar të hyjnë në territorin e Kosovës edhe mallra të ndryshme.
Kamionët janë me targa të Kosovës dhe Serbisë.
Mirë, gjatë këtyre minutave të parë prej hapjes së kufirit, nuk ka kaluar asnjë veturë.
Ndërsa, për shkak të fluksit të madh të kamionëve për qarkullim, në kufi janë hapur dy korsitë e kalimit nga Serbia në Kosovë.