10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-të

10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-të

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen e tij të 55-të.

Ndonëse larg familjes prej kohësh, bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi, u kujdes si çdo vit, ta uroj atë përmes rrjeteve sociale.

“Gëzuar ditëlindjen, Rexhe!Kemi shumë mall dhe krenari për ty”, shkroi ajo.

Rexhep Selimi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë pasi akuzohen për krime lufte.

Related Articles