Dhjetë persona janë vrarë dhe deri në 35 persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa ruse kundër një baze të Gardës Kombëtare në distriktin Dnipro.
Kështu tha kreu i Qendrës së Mbrojtjes Territoriale, Hennadiy Korban.
Ai ka thënë se tre raketa u lëshuan nga rajoni Rostov i Rusisë, raporton BBC.
Më herët, u raportuar se shpëtimtarët po kalonin nëpër rrënoja për të kërkuar njerëz pasi u dëgjuan shpërthime gjatë natës.