Në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 10 persona.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 616 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19, nga 3218 testime të kryera.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 289.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.
Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183.078.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 194.472 raste pozitive, prej tyre 183.078 janë shëruar, 8.380 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.014 pacientë.