10-vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 1 mijë euro

10-vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 1 mijë euro

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe 1130 euro.

Policia e Kosovës njofton se më datën 20.10.2025, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari N.Dashi së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, E.D., nga Ferizaj, të cilët kanë dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

“Në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas. Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal”, njofton Policia.

Bëhet e ditur se pronari ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm.

Related Articles