Nëna është qëlluar me armë në fytyrë më 21 nëntor nga djali i saj 10-vjeçar në shtëpinë e familjes, pasi refuzoi t’i blente kompletin e fundit të lojrave të realitetit virtual, teksa prokurorët shtonin se fëmija ishte vetëm i preokupuar për aparatet e tij dixhitale dhe kishte humbur logjikën e realitetit.
Zyrtarët që e arrestuan thonin sot se edhe në qeli ai është i merakosur vetëm për aparatet e tij dhe jo për vrasjen e nënës.
Zhvillimi i rëndë nga Milwaukee, SHBA tregon për efektet fatale te neglizhimit të fëmijëve dhe lënien e tyre në varësi të aparateve e lojrave të realitetit virtual, çka sollën humbjen e jetës së 44 vjeçares Quiana Mann, më 21 nëntor.
Tezja e djalit vrasës Rhonda Reid, thotë se ai “nuk e mban mend të ketë qëlluar nënën me armë”.
Por Reid shton se kur takohet me nipin e saj të arrestuar, ai menjëherë ndryshon bisedën për të folur për aparatet e tij të lojrave elektronike.
Gruaja tha për rrjetin vendas WTMJ-TV: “Kur ai më telefonon thotë vetëm, ‘më ruaj tabletat dhe laptop-in, dhe që çdo gjë e imja të jetë e paketuar mirë’”.
Gjyshja e fëmijës Lueritha Mann thotë se nuk dëshiron të flasë me nipin e saj që i vrau të bijën.
Ajo shprehet: “Ndoshta mund ta bëj një ditë, por tani jo, ai më mori diçka shumë të çmuar. Nuk e besoj dot atë që ka bërë, duhet të paguajë”.
Zonja Reid shton se nipi i saj do të kryejë një vit terapi psikologjike për çrregullimet e sjelljes dhe një plan trajtimi për varësinë nga mjete elektronike.
Prokurorët thanë se 10-vjeçari qëlloi për vdekje nënë e tij me armë në fytyrë sepse nuk i bleu kompletin e kokës të realitetit virtual që kushtonte rreth $500.
Ditën pas vrasjes ai përdori kartën e kreditit të nënës së vdekur për të blerë kompletin elektronik që dëshironte.
Angela Cunningham, kërkoi reduktimin e çmimit të lirisë së tij me kusht nga $50,000 në $100 pasi kaq para fëmija kishte në llogarinë e tij të kursimit.
Por kërkesa u refuzua nga gjykatësja Jane Carroll e cila vendosi kufizime lëvizjeje ndaj fëmijës që përballet me 60 vite burg nëse shpallet fajtor, pasi mbi të janë ngritur akuza si për të rritur.
Minoreni po mbahet në një impjant burgimi për të mitur, që nuk është bërë publik nga autoritetet amerikane.