10 Vjet nga Procesi i Berlinit, do të diskutohet mbi arritjet dhe mundësitë e humbura

10 Vjet nga Procesi i Berlinit, do të diskutohet mbi arritjet dhe mundësitë e humbura

Sot në Prishtinë do të mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësitë (e humbura), rruga përpara”.

Në këtë ngjarje, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan Gazeta Enigma.

Diskutimi do të zhvillohet në Qendrën e Trajnimeve ProCredit, në Icon Tower, duke filluar nga ora 11:00.

Ky event vjen pas procesit të Samitit të Berlinit, i cili u mbajt të hënën, ku Kosova u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.

Samiti shënoi gjithashtu përvjetorin e dhjetë të këtij procesi./GazetaEnigma/

Related Articles