Rukë Dervishaj, e cila është 102 vjeçe nga komuna e Deçanit ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ajo, pas votës, tha se për kryetarin e ri dëshiron që të ketë zemër të mirë e të bëjë punë të mira.
“Pas votës, kam dëshirë që kryetari i ri të mendoj mirë, zemrën me pasë të mirë e me punu mirë”, është shprehur ajo.
Më tej, ajo tha se ka votuar në të gjitha zgjedhjet, teksa bëri thirrje për të gjithë që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.
“Kam votu në të gjitha zgjedhjet. Nëse votoni për mirë, të gjithë duhet të votoni”, është shprehur ajo./Gazeta Enigma/