Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 105 njerëz u vranë gjatë natës, ndërsa zyra e shtypit e Hamasit raportoi bombardimet ajrore dhe artilerie izraelite rreth Khan Younis – qyteti kryesor jugor i Gazës dhe fokusi i luftimeve të fundit.
AFP raporton se fletëpalosjet që u bënin thirrje civilëve të largoheshin ishin hedhur sërish nga avionët izraelitë mbi kompleksin e spitalit al-Shifa.
Gati katër muaj luftime e kanë lënë Gazën “të pabanueshme”, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërsa një rrethim izraelit ka rezultuar në mungesë të madhe ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçesh.