106 km/h në zonën 50, Policia në Ferizaj ia merr lejen 19-vjeçarit

106 km/h në zonën 50, Policia në Ferizaj ia merr lejen 19-vjeçarit

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer të ri për tejkalim të shpejtësisë, gjatë kontrolleve të realizuara rreth orës 00:11 në rrugën “Driton Islami”.

Sipas njoftimit të Policisë, shoferi me inicialet D.H., 19 vjeçar, me veturën VW Golf 7 ngjyrë hiri, është kapur duke qarkulluar me 106 km/h në zonë ku kufizimi është 50 km/h.

 Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe është vendosur masa mbrojtëse, heqja e patentë-shoferit për 6 muaj.

Related Articles