Mbi 11 mijë raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

Mbi 11 mijë raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

Në Kosovë numri i të prekurve me Covid-19 vazhdon të jetë në kontrollë. Sipas njoftimit të IKShPK-së janë testuar gjithsej 3.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 506 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.

Related Articles