Njëjtë si çdo parti tjetër, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të dielën publikoi listën me 110 kandidatë, për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Kjo parti ka më së shumti kandidatë për deputetë, të cilët muajin e kaluar ishin kandidatë për kryetar komunash – gjithsej 11.
Më poshtë mund të shihni se kush janë ata:
Bekë Berisha, Zafir Berisha (ka qenë kandidat nga NISMA, por që ka aderuar në AAK), Ali Berisha, Enver Hoti, Hafize Sallahi, Vildane Latifi, Faton Jakupi, Bashkim Budakova, Besnik Krasniqi, Xhemile Murati Shabani, Mensut Ademi.

