Arijanet Muric ka zhvilluar ndeshjen më të mirë në karrierë pa pikë dyshimi.
Të shtunën pasdite, ai me skuadrën e tij Burnley ishin mysafirë të Chelseat, derisa kanë marrë një barazim madhështor 2-2, përkundër se prej pjesës së parë ishin me një futbollist më pak në fushë.
Reprezentuesi kosovar, Arijanet Muric ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke bërë 11 pritje dhe në fund duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
Muric bëri pritje të jashtëzakonshme në këtë sfidë ndaj Jackson, Mudryk, Malo Gusto e Cole Palmer.
Falë paraqitjes fantastike të reprezentuesit kosovar, ai u vlerësua me notën 10 dhe paraqitja ndaj Chelseat sigurisht që është më e mira në karrierën e tij.