Policia në Prizren ka hasur në një 11-vjeçar duke e vozitur një veturë të tipit Lamborghini, në rrugët e Prizrenit.
“Në orët e pasdites të së enjtes, gjatë patrullimit patrullat policore në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai”, thuhet në njoftimin e policisë.
Poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit, andaj automjeti është konfiskuar dhe dërguar në stacionin Policor të Prizrenit.
Ndërkohë, prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. /Gazeta Enigma