11-vjeçarja, e cila dyshohet se u dhunua nga 12 persona, ka filluar procesin mësimor brenda strehimores. Kjo nismë e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, u mirëprit, derisa konsiderohet se do të ndikojë pozitivisht edhe në shëndetin mendorë të viktimës.
Njësoj si 11 vjeçarja, pjesë e mësimit do jenë edhe fëmijët tjerë në strehimoret e kryeqytetit.
Sipas drejtorit, Vehbi Mujku, gjatë vitit janë 20-30 fëmijë që kanë nevojë të ndjekin mësimet, qoftë edhe për pak ditë.
Meqenëse, viktimat mund të jenë të moshave të ndryshme, është menduar të krijohet një ekip i mësimdhënësve lëvizës të cilët do profesionalizohen për lëndë të ndryshme.
Një veprim si ky i QPS-së në kryeqytet, rekomandohet të ndiqet edhe nga komunat tjera.