Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka nderuar kontributin, sakrificat dhe shërbimin e të gjithë efektivëve të FARSH-it.
“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.
“Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit”.
“Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.
Ai njëherësh ka shfaqur mirënjohje për çdo pjesëtar të ushtrisë.
“Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!Gëzuar 113-vjetorin FARSH! ”, shkroi i pari i Shqipërisë.
