Një aktakuzë është ngritur ndaj 14 punëtorëve të Trepçës.
Njoftimi është bërë përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas postimit, punonjësit janë larguar përkohësisht nga puna pas këtij zhvillimi. “Më 30.10.2024, B.S, B.I, SH.R, Z.I, Sh.O, P.B, B.H, D.H, F.B, R.B, B.H dhe Rr.L, z.B.H dhe z.E.M janë larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës Sh.A., për shkak të përgjegjësisë disiplinore dhe materiale,” thuhet në njoftim. Ky rast vjen në një kohë kur ndërmarrja përballet me sfida të ndryshme./GazetaEnigma/