Një vajzë i mbijetoi mrekullisht një sulmi nga peshkaqeni në Florida të SHBA-së, ndërsa mbeti me disa lëndime në trup, raportoi DailyMail të enjten.
Adoleshentja 12-vjeçare po lahej pranë plazhit Cocoa afër Orlandos për një garë gjimnastike, kur papritmas u kafshua nga një peshkaqen.
“Menjëherë kur dola nga uji, thjeshta nisa të bërtas sepse e dija që nuk isha mirë. Mendimi im i parë ishte se nuk do të bëj gjimnastikë”, deklaroi ajo pas rastit.
Prindërit e saj e dërguan me urgjencë në spital për trajtim pasi e panë që këmba e saj po pikonte gjak, ndërsa atje mjekët ia qepën në disa vende.
Gjendja e saj thuhet se është stabile.