121 fëmijë të vrarë deri më tani në Ukrainë

121 fëmijë të vrarë deri më tani në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka lënë të vrarë 121 fëmijë deri më tani, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm të mërkurën në një mesazh në Telegram, duke shtuar se numri i fëmijëve të plagosur ishte 167.

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi viktimat civile që nga ora 22:00 më 21 mars regjistroi dy mijë e 510 viktima civile, duke përfshirë 953 të vrarë dhe një mijë e 557 të plagosur.

Nga 953 që janë vrarë, sipas agjencisë 192 janë burra, 142 janë gra, 12 vajza dhe 26 djem, si dhe 40 fëmijë dhe 541 të rritur, seksi i të cilëve nuk dihet ende./Gazeta Enigma/

Related Articles