Kjo është bërë e ditur gjatë raportimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në Komisionin për Siguri të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë raportimit të tij Mehaj ka folur edhe për çështjen e pagave të ushtarëve sipas Ligjit të ri të Pagave.
Mehaj i pyetur nëse me këtë Ligj janë të kënaqur me pagat e përcaktuara, tha se për ushtarët dhe policët asnjëherë nuk është “boll”.
Ai tha se kanë punuar që rritje të ketë më shumë për ushtarët e më pak për oficerët.
“Kurrë nuk është boll për asnjë policë e as ushtarë për detyrat që i kryejnë në mbrotje të Atdheut. Por nga fillimi kur është hartuar dhe propozimet tona, kemi shikuar se me u rritë paga për ushtarët e më pak për oficerët e më lartë në atë drejtim kemi punu dhe është harmonizu edhe në Ligjin për Paga”, tha Mehaj.