13 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

13 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 13 persona, janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë pesë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Related Articles