“13 vdekje nga kequshqyerja në Gaza në 24 orët e fundit”

“13 vdekje nga kequshqyerja në Gaza në 24 orët e fundit”

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se 13 palestinezë kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza në 24 orët e fundit.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve, raporton Sky News.

Sipas MSh-së së drejtuar nga Hamasi, numri i vdekjeve të raportuara nga shkaqe të tilla është rritur në të paktën 361, përfshirë 130 fëmijë.

Tutje, bëhet e ditur se 67 për qind e grave shtatzëna vuajnë nga anemia.

Related Articles