13-vjeçari nga Shqipëria zhduket në Kosovë – Dyshohet se po lëviz me veturën që ia vodhi babait

13-vjeçari nga Shqipëria zhduket në Kosovë – Dyshohet se po lëviz me veturën që ia vodhi babait

Një i mitur nga Shqipëria raportohet se është zhdukur në Kosovë, ndërsa po lëviz me veturën e vjedhur të babait të tij.

Mariglen Dauti, 13-vjeçar nga Hasi, është larguar nga shtëpia e tij gjatë ditës së djeshme, dhe për herë të fundit është parë në dalje të qytetit të Pejës.

Kjo është konfirmuar nga Policia Rajonale në Pejë, si dhe nga fshati prej nga vjen Marigleni. Familjarët kanë kërkuar ndihmë urgjente, që kushdo që ka informacione, të lajmërohet në Policinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, apo në numrin e familjes: +355 69 617 5029.

Related Articles